Të shtëna me armë zjarri u regjistruan mbrëmjen e sotme (6 gusht) në Sarandë.

Në fshatin Gjashtë të Sarandës, një shtetas dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar

“Rreth orës 21:40, në fshatin Gjashtë të Sarandës, lart në kodër, dyshohet se një person ka qëlluar me armë zjarri në ajër” – njofton policia.

Ndërkohë, 4 persona janë shoqëruar nga policia, pasi janë gjetur pranë vendit të ngjarjes.

Policia e Sarandës dhe FNSh kanë rrethuar vendngjarjen dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.