Një mjeke pediatre në Qendrën Shëndetësore Sarandë ka rezultuar pozitive me Covid-19. Ende është e paqarte se si është infektuar pediatria.

Ajo është karantinuar në banesë dhe është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa ka nisur hetimi epidemiologjik për kontaktet e saj.

Familjarët kanë rezultuar negativ, por janë izoluar. Gjithashtu janë izoluar në banesë edhe 3 infermiere të Pediatrisë, të cilat pavarësisht se rezultuan negative do të ritestohen.

Në Qendrën Shëndetësore janë bërë dezifektime dhe konsultat mund te vazhdojnë normalisht tek mjekët e tjerë pediatër.