Në fshatin Gjashtë të Sarandës ujërat e zeza kanë mbuluar rrugët e kësaj zone.

Gazetarja e Ora News, Axhela Lushkaj, raporton se prej vitesh rrjeti i kanalizimeve në këtë fshat nuk është rehabilituar dhe nuk ka patur një zgjidhje përfundimtare prej vitesh. Kjo situatëe krijuar  ka bërë që ujërat e zeza të vërshojnë në sipërfaqe.

Si pasojë e ujërave të zeza një pjesë e mirë e lagjes kundërmon erë.  Herë pas here aty ka pasur ndërhyrje të vogla, por që nuk i kanë dhënë zgjidhje përfundimtare problemit.

Nga ana tjetër, banorët nuk pranojnë që të shprehen për kamerat.  Ato i tremben një hakmarrjeje të mundshme nga Bashkia dhe kanë pak besim që ky problem i tyre mund të gjejë zgjidhje nga ky institucion.