Sarandë, e zë poshtë zetori duke punuar, vdes 67-vjeçari

Sarandë, e zë poshtë zetori duke punuar, vdes 67-vjeçari

Një aksident me zetor i ka kushtuar jetë një 67-vjeçari mbrëmjen e djeshme në Sarandë.

Dyshohet se automjeti e ka zënë poshtë 67-vjeçarin, i cili ka ndërruar jetë për në spital.

“Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Dhrovjan të Sarandës, duke punuar në vreshtari dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht zetori duke zënë poshtë drejtuesin, shtetasin R. N., 67 vjeç, banues në fshatin Aliko, Finiq, i cili ka ndërruar jetë rrugës drejt spitalit.” – njofton policia.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.

Vendi Lajme sarande Kronike vdes zetori punuar

EMISIONET