Muaji tetor shënon edhe mbylljen e një sezoni të vështirë turistik për qytetin e Sarandës. Ndryshe nga çdo vit tjetër kjo verë solli shumë më pak turistë. Bizneset që i shpëtuan falimentit ankohen se ende nuk kanë përfituar nga ulja e premtuar e taksave, por shpresojnë që viti tjetër të jetë më i mbarë.

Saranda ka lënë pas një nga sezonet turistike më të vështirë.

Mbyllja e kufijve dhe masat shtrënguese anti Covid-19, bëne që qyteti bregdetar të vizitohej nga një numër i vogël turistësh.

“Subjetet në përgjithësi sivjet u gjenden në pozicionit 20%.”

Deri në këtë moment bizneset i kanë shpëtuar falimentit, por ende nuk kanë përfituar nga uljet e taksave  qe u premtuan.

“Duam të besjmë se deri në fund të vitit do të kemi atë lehtësimet që janë premtuar.”

Hoteleria e arriti maksimumin e saj duke plotesuar 30-40% të kapacitetit në muajin gusht, ndërsa restorantet buzë detit u penalizuan nga punimet e Lungomarës.

“Veç koronës, ndikoi negativisht edhe ndërtimi i bulevardit.”

Për vitin e ardhëm operatorët turistik në Sarandë, jam optimistë për një situatë më të zbutur.

“Më e keqja që mund të nddhë vitin tjetër është një sezon më pak i keq se ky i sivjetshmi.”

Mbyllja e kufirit detar, i shkaktoi Sarandës dëme të jashtëzakonshme në prurjen e turistëve të huaj. Për muajt e verës ishin parashikuar të hynin së paku 420000 turist të huaj, përmes Portit të Sarandës.