Santos rrëzon rekordin e Messit: Pele ka shënuar 1091 gola

Lionel Messi shënoi në javën e fundit të La Ligas, kundër Valladolid, golin e tij numër 644 me fanelën e Barcelonës, duke thyer kështu rekordin e legjendës braziliane Pele me Santos.

Edhe pse vetë legjenda e futbollit e uroi Messin për arritjen, klubi i Santosit publikoi sot një komunikatë të gjatë për shtyp, ku shpjegon se braziliani nuk ka shënuar 643 gola, por 1091.

Lexo edhe:

Rekordi/ Messi: Kurrë nuk e kisha menduar se do mposhtja Pelenë

Në llogaritë që bëhen, Mbreti i Futbollit ka shënuar 643 gola në kompeticione zyrtare dhe 448 golat e tjerë në ndeshje apo kompeticione miqësore nuk quhen fare, a thua se kanë më pak vlerë se të tjerët. 448 golat që sot duan t’i zhdukin janë shënuar kundër klubeve më të rëndësishme të kohës. America (Meksikë) dhe Colo Colo (Kili) kanë pësuar nga 9 gola për kokë nga Pele. Inter (Itali), një nga skuadrat kryesore evropiane në vitet ’60, ka pësuar 8 gola nga Pele. Lista është shumë e gjatë dhe përfshin ekipe me peshë si River Plate, Boca Juniors, Racing, Universidad de Chile, Real Madrid, Juventus, Lazio, Napoli, Benfica dhe Anderlecht. Edhe vetë Barcelona, ku luan Messi, ka qenë viktimë e Pele: 4 gola në 4 ndeshje”, lexohet në tekstin e postuar në faqen zyrtare të Santosit.

Sport Lajme Edicioni i Lajmeve Futboll messi santos golat pele rekordi

EMISIONET