Samiti i Sofjes/ Zaev shkon në Bullgari, Rama pjesëmarrje online

Ditën e sotme, Samiti i Sofjes do të mbledhë krerët e rajonit dhe drejtuesit e vendeve kryesore të BE-së për të mbështetur rrugën europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

I pari që ka mbërritur në kryeqytetin bullgar ka qenë kryeministri maqedonas Zoran Zaev, i cili është pritur nga homologu vendas, Boyko Borissov.

Përmes një postimi në Twitter Borissov shkruan:

“Mirëprita kryeministrine  Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev në Sofie, aty ku do të nisë Samiti për Procesin e Berlinit që këtë vit mbahet nga dy vendet”.

Treshja që do të hapë zyrtarisht samitin që mbahet në kuadër të Procesit të Berlinit është kancelarja gjermane Angela Merkel, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal Majlinda Bregu dhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi. 

Në seancën plenare që nis në orën 11:25 dhe ku diskutohet Tregu i Përbashkët Rajonal do të flasin të gjithë krerët e delegacioneve, pjesë e procesit të Berlinit.

Kryeministri Edi Rama mësohet se do të mbajë fjalën e tij pas Presidentit francez Emanuel Macron dhe Presidenti të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç.

Gjatë konferencës “online” dje me Presidentin serb dhe kryeministrin maqedonas, kryeministri Rama përshëndeti pjesëmarrjen në samitin e sotëm edhe të Kosovës.

Vendimi më i rëndësishëm i këtij samiti është krijimi i Tregut të Përbashkët rajonal.

Vendi Rajoni Lajme Politikë Maqedoni e veriut ballkani Aktualitet zaev samiti i sofjes

EMISIONET