Nusret Gokçe, tashmë njihet si një ndër shefat më të famshëm të kuzhinës. Mirëpo, së fundmi mesa duket ai është përfshirë në disa telashe.

Në datën 18 shtator Nusret hapi restorantin e tij më të ri në Boston, i cili fatkeqësisht u mbyll vetëm pak ditë më vonë për shkak të mosrespektimit të rregullave kryesore të koronavirusit.

Pas një kontrolli nga inspektorët  u vu re se punonjësit e tij nuk mbanin maska në restorant dhe se nuk ishte respektuar distanca fizike mes klientëve.

Por nuk ishte i vetmi rregull ky i shkelur, por edhe ato të zjarrit dhe të shëndetit.

Restoranti ishte hapur pa leje shëndetësore dhe nuk kishte prova të një menaxheri për sigurinë e ushqimit.