I ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, mjeku Kita Sallabanda u shpreh se qeveri shqiptare duhet të marrë masa ngjashëm me mbylljen e Madritit.

Sallabanda: Në Shqipëri mortaliteti ne terapi intensive është i lartë. Të dielën e kaluar ishin shumë qytetarë tek liqeni dhe nuk mbanin maska. Nëse nuk ndërhyjmë këtu kemi humbur betejën me covid.

Mjeku tregon si është ulur kurba e të infektuarve ne Spanjë.

Sallabanda: Në Spanjë kemi bërë izolimin selektiv. Në qytetin e Madridit, me 4.5 milione banorë, 2.5 ishin të izoluar, zonat ku kishte infeksion.

Njerëzit duhet të bëhen të ndërgjegjshëm se nga covidi vdes.
Nuk i ka ndodhur asgjë Madridit që për 4 fundjava nuk mund të dalim jashtë qytetit.

Izolim perimetrar. Me izolimin selektiv nuk u ul ekonomia por kurba e infeksionit.

Këto masa mendoj se duhet të marrë edhe qeveria shqiptare për uljen e kurbës.

Këto janë të vetmet masa që kanë rezultuar efikase në uljen e numrit të infektimeve.

Nuk ulim kurbën duke numeruar të vdekurit

Në Shqipëri është probleme që njerëzit nuk deklarojnë që janë të infektuar dhe infeksionin brenda familjes. Shkollat nuk duhen mbyllur, por duhet të merren masa inteligjente.

Nëse Tirana është në zonë e kuqe, atëherë të izolohet e gjitha. Nëse nuk merrni masa keni për të pasur të vdekur.