Sallabanda: Ne mjekët nuk sugjerojmë kufizim të lirive kushtetuese, është dështim i qeverive me Covidin

Sallabanda: Ne mjekët nuk sugjerojmë kufizim të lirive

I ftuar në Tempora në RTV Ora nga Sonila Meço, mjeku Kita Sallabanda u shpreh se mjekët nuk ka propozuar për kufizimin e lirive kushtetuese, por këto vijnë si paaftësi e qeverive.

Kita Sallabanda: Unë jam kundër këtyre masave që janë kundër këtyre shtrëngimeve të të drejtave kushtetuese. Ne nga pikëpamja mjekësore e shohim se kufizimi i lirive kushtetuese është një dëmtim i qeverisë.

Të gjithë shkencëtarët kanë propozuar masa të tjera, pra nuk është rekomandimi dhe dëshira jonë, pasi ne kemi sugjeruar gjurmime dhe testime masive, të kontrollojnë dhe të izolojnë personat e sëmurë. Por duke mos qenë të aftë për ta realizuar këtë mision, bëhet kufizimi i lirive kushtetuese.  

Vendi Lajme Qeveria covid mjeket Aktualitet deshtim kita sallabanda kushtetuese kufizim i lirive

EMISIONET