Sadiku lë pas krahëve zhgënjimin me kombëtaren, prezantohet në Turqi

Sulmuesi i Kombëtares Armando Sadiku, ka lënë pas krahëve, dështimin e hidhur me fanellën e Kombëtares, në sfidën ndaj Lituanisë, ku u mposhtën me rezultatin 0-1.

Ai nuk humbi kohë për të fluturuar drejt Turqisë, ku u prezantua ditën e sotme (8 shtator) me skuadrën e re të Ezurumspor.

Ka qenë vetë presidenti i Husejin Unes, që nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në rrjetet sociale, prezantoi afrimin e Sadikut.

29-vjeçari firmosi një kontratë 2-vjeçare, me ekipin që u ngjit këtë sezon në elitën e futbollit turk.

Sadiku u transferua te klubi truk nga skuadra spanjolle e Levantes, e cila së fundmi e kishte huazuar te Malaga.

Sadiku prezantohet nga presidenti i Ezurumspor

Ditën e djeshme (7 shtator), kombëtarja u mund në stadiumin 'Air Albania' nga Lituania, me rezultatin 0-1.

Pas ndeshjes, Sadiku u shprehu keqardhjen që nuk shënoi, por sipas tij ndikoi lodhja fizike.

Lexo edhe: Armando Sadiku: Më vjen keq që nuk shënova, ndikoi lodhja

Sport Lajme Futboll armando sadiku ezurumspor

EMISIONET