“Sa taksa paguan ti?”, ekonomisti ‘zbërthen’ Ramën: Me rrogë 700 mijë lekë në muaj të paguajmë 6 milionë lekë taksa në vit

“Sa taksa paguan ti?”, ekonomisti ‘zbërthen’

Pak ditë më para kryeministri Rama replikoi me gazetaren Marsela Karapanxho, teksa e pyeste këtë të fundit për taksat që paguante apo edhe për rrogën që merr.

Për këtë temë ka reaguar edhe ekonomisti Pano Soko, i cili ka bërë një llogaritje totale se sa taksa i duhet një të punësuari të paguajë në shtet.

"Në konferencën e fundit për shtyp, KM iu drejtua me ton arrogant, denigrues dhe fyes një gazetareje. E pyeti se sa taksë paguan ajo, për ta vënë në siklet, sepse natyrisht, jo të gjithë dimë regjimin fiskal të Republikës.

Dhe pyetjen e bëri njeriu që s'di jo thjesht taksat, po që s'di sa ka rrogën.

Nëse e pyet KM sa e ke rrogën, bast që ai s'e di. Sepse atij as i duhet rroga fare..

Gjithsesi, për t'iu përgjigjur neënvlerësimit të tij, i bëra një sqaruese që ta dijë sesa shumë janë taksat që paguan një i punësuar.

Një Kryeministër është një punëtor, që paguhet nga taksat tona. Ne paguajmë, ai paguhet”, shkruan Soko, ndërkohë që të gjithë skemën e ka shpjeguar në një tabelë.

LEXO EDHE: “120 kuksianët do i sjellësh nga Londra me taksat tona?”, Rama replika me gazetaren: Sa taksa paguan nga rroga?

https://streamable.com/ppnebd

Vendi Edi Rama Ekonomi Lajme pano soko Aktualitet marsela karapanxho

EMISIONET