Deputetja e Partisë Socialiste Klodiana Spahiu ka humbur babain.

Spahiu ka njoftuar me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku është shprehur mjaft e hidhëruar për këtë humbje.

Politikania ka njoftuar se varrimi do të bëhet në qytetin e Durrësit.

“Me hidherim ju njoftoj për humbjen e babait tim, Fatmir Belegu.

Sa shumë do na mungosh i Miri jonë, i shtrenjti jonë

Përgjithmon në zemrat tona!

•Varrimi bëhet sot në orën 15:00, tek varrezat e vjetra, në Durrës”, shkruan Spahiu.