Rusi, policia ndalon bashkëpunëtoren 33-vjeçare të Navalny-t

Rusi, policia ndalon bashkëpunëtoren 33-vjeçare të

Opozitari rus Aleksei Navalnji ka postuar këtë të premte, në faqen e tij Twitter, një video ku thotë se është ndaluar një prej bashkëpunëtoreve të tij, Lyubov Sobol.

Policia ruse ka ndaluar dhe ka marrë në pyetje për orë të tëra aktivisten 33 vjeçare të opozitës, pasi kreu një bastisje në banesën e saj, në Moskë, rreth orës 7:00 të mëngjesit me orën lokale. Një faqe ruse në Tëitter kundër korrupsionit shkroi se aktivistes opozitare i ishin konfiskuar edhe disa paisje teknologjike.

Aktivistja ruse Lyubov Sobol, është nën hetim për "kërcënime" ndaj një agjenti të dyshuar të FSB-së, agjencia ruse e inteligjencës, tha ekipi i Navalnyt, të premten.  Sipas ekipit të opozitarit të Putinit, bastisja e policisë lidhet me përpjekjen e Sobolit për të vizituar shtëpinë e agjentit të FSB-së Konstantin Kudryavtsev.

Navalny thotë se ky agjent mori pjesë në komplotin për ta helmuar atë me novichok, në gusht.

Kjo bastisje e shtëpisë së aktivistes opozitare vjen disa ditë pas transmetimit të një bisede telefonike, në të cilën Navalny mashtroi oficerin e FSB-së për t'i thënë se si saktësisht ishin përpjekur ta helmonin.

Duke folur për Agjencinë e lajmeve AFP, të hënën, aktivistja opozitare kishte shprehur shqetësimin në lidhje me një çështje të mundshme penale kundër saj.

Sobol, me profesion avokate, ka njoftuar mundësinë e kandidimit në zgjedhjet parlamentare vitin e ardhshëm.

Ndërkohë, Rusia ka mohuar çdo përgjegjësi për helmimin e Navalny, duke deklaruar se asnjë agjent Novichok nuk u gjet në trupin e tij kur ai u trajtua në Omsk, ndërsa ka shtuar se çdo akuzë kundër Kremlinit është pjesë e një fushate më të gjerë perëndimore.

Kjo bie në kundërshti me atë që autoritetet gjermane kanë thënë  se kishte "provë të qartë të një agjenti nervor kimik nga grupi Novichok" në trupin e Navalnyt.

Bota Lajme Europa rusi Alexei Navalny opozitari lyubov sobol

EMISIONET