I ftuar në “PolitikOn” në RTV Ora nga Alfred Lela, një ndër anëtarët e komisionit të vlerësimit në PD, Genc Ruli u shpreh se edhe elektorati i majtë do të votojë kundër Ramës.

Ruli: Qytetarët janë ngopur me qeverinë e Ramës, me një arrogancë që edhe prag të fushatës të tregohet arrogance. Kjo e ka bërë elektoratin në mënyrë masive edhe ata që janë të majtë në mënyrë tradicionale, do të duan që të votojnë kundër Ramës, pasi e dinë se që t’u përmirësohet jeta duhet të largojnë Ramës.

Ata e dinë se në këtë rast nuk ka një stacion të ndërmjetëm, ky është stacioni i fundit. Nuk besoj se do ta harxhojë te një pushkë që nuk plas, por te topi që lëshon gjyle. Këtu mendoj se PD-ja ka një merak të kotë dhe duke sharë këto mendon se po ruan elektoratin. Detyra e opozitës është që të fitojë elektoratin gri.