Rudina Hajdari viziton gratë greviste: Mosreagimi i qeverisë, i pakuptimtë dhe i turpshëm

Rudina Hajdari viziton gratë greviste: Mosreagimi i qeverisë, i

Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari ka vizituar sot naftëtaret greviste në Ballsh, teksa këto sot janë futur në ditën e 15 të grevës së urisë.

Sipas Hajdarit, mosreagimi i qeverisë  për rezistencën tuaj është i pakuptimtë dhe i turpshëm.

"Ju luftoni edhe për shumë njerës të tjerë për të cilët qeveria nuk plotëson as nevojat minimale", tha ndër të tjera Rudina Hajdari.

Hajdari: "Mundësinë që më jepen do ta shfrytëzoj për të ngritur shqetësimin tuaj . Zërin tuaj do ta coj edhe te nderkombëtarët. Këta kujtojnë që duke mashtruar njezërit dhe trupën diplomatike kujtojnë se do ja dalin. Për të shkuar në BE këto janë kushtet minimale që duhet të përmbushin".

Njëra prej naftëtareve në grevë: Ju respektoj  për thirrjen që ju bëmë dhe u përgjigjët. Ju kam bërë thirrje të gjitha grave të parlamentit që të vijnë dhe të shikojnë se cfarë bëhet këtu . Thirrje kryeministrit Rama ti japë drejtësi mallakastriotëve. Qeveria për ne po hesht.

Një ditë, kryeministri Edi Rama u kërkoi naftëtareve të lenë grevën e më pas të ulen në diskutime, ofertë kjo e refuzuar nga ata.

“Të dashura greviste të Ballshit, është e drejta juaj të mos dilni nga greva, por është e pamundur të ulemi bashkë me presione e ultimatume! Jam gati të vij tek ju sapo të mbyllni grevën e të flasim si do mundemi t’ju ndihmojmë për këtë hall që nuk e ka krijuar qeveria”, shkruante Rama.

Por gratë naftëtare janë të vendosura në kauzën e tyre. Përmes medias ato i dërguan këtë mesazh kryeministrit:

“Ne jemi këtu për bukën e fëmijëve. Nuk jemi vetëm ne 10 gra në grevë. Këtu i tërë Ballshi është. “Cakto orën dhe vendin por ne nuk dalim nga greva pa një gjë konkrete.”

Vendi Lajme Politikë Lajmi i fundit rudina hajdari ballsh Aktualitet greva greva e urise e naftetareve

EMISIONET