Rudina Hajdari krah protestuesve: Lleshaj nuk mund të jetë më Ministër, të dorëhiqet

Rudina Hajdari krah protestuesve: Lleshaj nuk mund të jetë më

Zërit të protestuesve për dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj pas vrasjes së të riut Klodian Rasha nga policia i është bashkuar edhe deputetja Rudina Hajdari.

Në një postim në facebook, Hajdari thotë se Lleshaj na ka thënë se pas çdo polici është fytyra e tij, e sot ajo fytyrë ka vrarë një njeri të pafajshëm, ndaj nuk mund ta vazhdojë më detyrën.

Hajdari: Mijëra qytetarë u mblodhën sot para Ministrisë së Brendshme për të kërkuar përgjegjësi mbi vrasjen e Klodian Rashës nga një oficer policie. Isha dhe do jem mes tyre dhe do ta ngre zërin në Parlament për këtë vrasje, derisa drejtësia të bëhet e plotë. Ministri Lleshaj nuk mund të vazhdojë më detyrën dhe i bëj thirrje të japë dorëheqjen.Ai na ka thënë se mbas çdo polici është fytyra e tij, e sot ajo fytyrë ka vrarë një njeri të pafajshëm, ndaj nuk mund ta vazhdojë më detyrën.

Vendi Lajme protesta Politikë Lajmi i fundit rudina hajdari klodian rasha

EMISIONET