Rudina Hajdari: Ja pse votova ndryshimet kushtetuese

Rudina Hajdari: Ja pse votova ndryshimet kushtetuese

Rudina Hajdari është shprehur në emisionin Tempora se i ka votuar ndryshimet kushtetuese  për shkak të listave të hapura.

Brisida Shehaj: Pse votuat ndryshimet kushtetuese, tashmë ato janë bërë fakt?

Rudina Hajdari: Ndryshimet kushtetuese padyshim që unë do ti votoja. Pse?! Sepse bënin atë që ne kishim kërkuar prej kohësh që ka të bëjë me listat e hapura.

Ai propozimi që ju sapo prezantuat është anti-kushtetuesh, sepse në ndryshimet kushtetuese thuhet që jo më pak se 2/3 duhet të jenë lista të hapura, që do të thotë 70% e listës duhet të jetë e hapur, Ndaj propozimi i PS-së është anti-kushtetues dhe e kanë bërë kundër atij votimi që edhe ata e kanë votuar.

Sot po flasim për një propozim i cili është me hile, nuk është i drejtë. Ndaj ju ftoj bashkarisht që të ecim përpara me këtë betejë, që ka të bëjë me listat e hapura.

Brisida Shehaj: Kjo është një betejë që nuk duhet provuar fare

Rudina: Unë mendoj që të gjithë këtu jemi për këtë betejë. Listat fituese duhet të zgjidhen nga qytetarët.

Vendi Lajme Politikë rudina hajdari

EMISIONET