Rtv Ora dhe Ora News mirëpritën nxënësit e Kolegjit Arsakeo në Tiranë.  Dy televizionet ishin përzgjedhur nga stafi akademik për të shtuar kurrikulën mësimore edhe me njohjen nga afër të ambienteve dhe punës së gazetarëve dhe prezantuesve të njohur në të dy ekranet.

Të shoqëruar nga gazetarja e njohur Sonila Meço, fëmijën u njohën me të gjithë ambientet e televizioneve, duke hyrë në studiot e të gjithë emisioneve që transmetohen në të dy ekranet.

Nga studio e emisionit të mëngjesit “Ditë e Re”, emisionit “Dy Botë”, “Ekopolitikë, “BOOM”, “PolitikOn”, “Arena”, “Tempora”, e deri te studiot e lajmeve, ishin ambientet që fëmijët panë nga afër.

Rtv Ora mbart histori të suksesshme që prej themelimit të tij  dhe kjo ishte një mundësi e mirë për fëmijët për tu njohur jo vetëm me historinë dhe evolucionin e këtij ekrani.

Fëmijët panë nga afër punën e përditshme të gazetarëve, folësve por dhe të gjithë stafit teknik.

Në një kohë kur pandemia ka kufizuar shumë edhe aktivitetet e fëmijëve zgjedhja për tu njohur nga afër më të gjithë infrastrukturën e dy televizioneve ishte një moment i shumëpritur për fëmijët, të cilët nuk i rezistuan dot një prezantimi përballë kameras.

Ndërsa ndalesa në hapësirën Green Screnn ishte dhe hapësira që fëmijët e shijuan.

Investimi i jashtëzakonshëm në një infrastrukturë që i ka rezistuar kohës mahniti jo pak fëmijët.

Vizita ishte e mjaftueshme që disa fëmijë të ndryshonin edhe ëndrrat për të ardhmen.

Në një kohë kur teknologjia ecën me shpejtësi, e kur fëmijët të lidhur me smartphonë, iPad, media tradicionale është burimi më i besueshëm, referenca më e mirë për të përceptuar botën që jetojmë.