Plehrat kanë mbuluar trotuarët dhe bregun e lumit Lana, por kjo duket se nuk e shqetëson bashkinë e kryeqytetit. Për banorët prej ditësh vënë re se administrate është në gjumë dhe se me taksat që paguajnë nuk e meritojnë këtë neglizhencë.

Tirana duket e braktisur, jo vetëm për shkak të sezonit veror, por edhe nga mungesa e shërbimeve të bashkisë. 

“Mua më vjen turp që shoh një gjë të tillë. Unë jetoj jashtë dhe kjo është gjëja më e trishtë që kam parë kur kam ardhur”. 

Megjithatë, ka edhe qytetarë të cilët mendojnë se e meritojmë këtë neglizhencë.

“Ne e meritojmë këtë neglizhencë se përderisa nuk revoltohen, meritojmë edhe më keq po deshe”. 

Duket sikur Bashkia e Tiranës është në gjumë, rrugët në kryeqytet janë të mbuluara nga mbeturinat.

Madje administrate preferon të mos i shikojë këto pamjet, por në rrjetet sociale propagandohet për arritjet dhe suksese, sigurisht pa folur për tejkalim plani.

Tirana është vatra me e rrezikshme e koronavirusit ndaj edhe vëmendja për higjienën nga ana e bashkisë duhet të ishte më e madhe por gjendja në rrugët kryeqytetit, i vendos banorët përball rrezikut të cdo infeksioni.

“Të gjitha janë të rrezikshme, tani duhet sa më shumë oksigjen dhe ajër”.

Jo vetëm rruget e bregu i lumit kanë probleme me pastërtine, por edhe në rastet kur mbetjet janë pastruar, ato qëndrojnë për gjatë në kontenirët e mbeturinave në pritje për tu pastruar.