Veliaj braktis periferitë, banorët në Shkozë ngrihen në protestë: Na kanë gënjyer për 20 vite

Në një kohë që investimet e Bashkisë së Tiranës i janë kushtuar vetëm qendrës së Tiranës, lagjet periferike janë lënë në harresë.

E tillë është dhe kjo lagje, i gjithë segmenti Abdulla Almeta ose e njohur ndryshe si rruga e tuneleve në Shkozë.

Rruga është totalisht e amortizuar pothuajse e pakalueshme për automjetet, ndërkohë që problem është dhe për fëmijët.

Banorët e kësaj lagje shprehen se janë anukuar prej vitesh për mungesën e rrugës, por problemi i tyre ka renë në vesh të shurdhët.

Ka dhe nga nga ata që mendojnë se shteti nuk po mendon për to dhe se nuk besojnë më në premtime.

Banorët e kësaj lagje kanë vendosur që një përfaqësi e tyre ditën e hënë do t’i drejtohen Bashkisë Tiranë për të kërkuar një takim me kryebashkiakun Veliaj për zgjidhjen e problemit të tyre prej gati 20 vitesh.

Vendi Lajme tirane bashkia e tiranes Aktualitet shkoze rruga abdulla almeta

EMISIONET