Rruga për në liqenin e Farkës e bllokuar, banorët: Vendim absurd

Rruga për në liqenin e Farkës e bllokuar, banorët: Vendim

Rruga mbi digën e liqenit të Farkës është bllokuar për automjetet.  Barrierat janë vendosur në hyrje-daljen e këtij segmenti lidhes, mes Farkes e Saukut.

Bllokimi i digës shkakton dyndje të automjeteve, edhe pse nuk lejohet qëndrimi aty nga mbingarkesa eshte krijuar një parking.

 Qytetarët thonë se betoni i cili është vendosur për të ndaluar qarkullimin e automjeteve është një vendim absurd

Jashtë kamerave banorët e Farkës por dhe vizitorë të tjerë thonë se shpesh herë ju duhet të devijojnë rrugën.

LEXO EDHE: Negociata pa garë për Skavicën me kompaninë e cilësuar si të korruptuar nga socialistët

Ora News shkoi për tu interesuar pranë njësisë administrative ku administratori i zones Ardian Tufa nuk ndodhej në zyrë edhe pse ishte orar pune.

"Administratori nuk ndodhet në këto momente"- thotë roja.

Nderkohë në zonë ka zëra banoresh sipas të cilëve , rruga

Është bllokuar për shkak të favorizimit të lokalit ndërtuar buzë liqenit. Sipas tyre barrierat, detyrojnë qytetarët me makina të ndalojnë aty dhe për pasojë barit ti shtohet klientela.

Por a e konfirmon këtë drejtuesi i njësisë administrative? Në pamundësi për të kontaktuar me të në zyrë, në njoftimin për qytetarët për çdo paqartësi administratori ka lënë një numër kontakti, por  aty nuk pergjigjej askush.

 Ne u perpoqëm të bisedojme me të për një sqarim mbi barrierat bllokuese të rrugës.

Vendi Lajme banoret rruga liqeni farke e bllokuar

EMISIONET