"Rruga e Qumështit" shfaq pamjet mahnitëse në qiellin e natës

"Rruga e Qumështit" shfaq pamjet mahnitëse në qiellin e

Një fotograf ka kapur disa imazhe mbresëlënëse të Rrugës së Qumështit në qiellin mbi veriun e Anglisë.

Owen Humphreys, i cili punon për agjencinë e lajmeve PA, i fotografoi këto pamje mahnitëse në orët e para të mëngjesit të së martës, më 13 prill në Bamburgh në Northumberland.

Ai tha: "Unë kam qenë i gatshëm të fotografoj Rrugën e Qumështit për një kohë të gjatë, por koha e keqe nuk e bëri  të mundur."

Z. Humphreys arriti rreth mesnatës për të kërkuar vendndodhjen dhe për të bërë disa prova.

Ai tha se kushtet në atë orë ishin "perfekte" për të arritur ato foto.

Kjo është koha më e mirë e vitit për të fotografuar Rrugën e Qumështit, dhe ndërsa shkojmë përpara në maj, qielli do të jetë shumë i ndritshëm.

"Për fat të mirë, në një natë të ftohtë, minus 1 gradë C dhe me një qiell të pastër ishte e përsosur, gjë që nuk e arrijmë shpesh,'' u shpreh Humpreys.

Galaktika Rruga e Qumështit përmban qindra miliarda yje, duke përfshirë edhe diellin tonë.

Ajo është formuar si një spirale, me krahët e shtrirë nga bërthama e saj, por nga Toka duket vetëm si një bandë drite me re për syrin e lirë.

EMISIONET