Rruga e Arbrit drejt fundit, Rama: Dibra do të jetë një destinacion turistik, jastëku i gjelbër i Tiranës

Rruga e Arbrit drejt fundit, Rama: Dibra do të jetë një

Me Rrugën e Arbrit drejt fundit, kryeministri Edi Rama u kërkoi votën dibranëve për të shkuar më tej me zhvillimin e Dibrës.

Ai shpjegoi të gjithë facilitetet që do të kenë ata dhe sesi Dibra do të shndërrohet në jastëkun e gjelbër të metropolit.

Rama: Çfarë do të jetë Dibra për Tiranën dhe Tirana për Dibrën, jo më dy qytete të largëta por dy zona që i përkasin njëra-tjetrës. Një Tiranë që është gravitetit i jetës ekonomike dhe sociale i gjithë lëvizjes së qarkullimit dhe në Dibër që do të jetë jastëku i gjelbër i metropolit të Shqipërisë. Ne do të shohim si mijëra njerëz do të nisen çdo ditë nga Tirana drejt Dibrës duke hyrë përmes atij aksi për të shijuar natyrën, për të qëndruar këtu në fundjavë. Dibra do të jetë një destinacion turistik për miliona turistë që do të vijnë në Shqipëri menjëherë pas daljes nga tuneli i pandemisë.Për këtë vizion duhet të vazhdojmë  së bashku.

Rama kujtoi se Rruga e Arbrit ka qenë një premtim i vjetër edhe i kundërshtarëve të tij politik.

Rama: Dibranët e prisnin prej 100 vjetësh për tu lidhur me Tiranën, jo si dy qytete por si dy pjesë që kanë qëndruar të ndara vetëm për një rrugë të premtuar dhe stërpremtuar që sot është aty gati për tu bërë pjesë e jetës së përditshme.

Shkurtimi i distancës mes Dibrës dhe kryeqytetit do t'u sjellë lehtësira dhe një treg të sigurt edhe fermerëve dibranë, tha Rama.

Rama: Unë besoj që Shqipëria e vitit 2030 nuk ka asnjë arsye të mos jetë kampione e Ballkanit në turizëm, agroturizëm, bujqësi dhe teknologji dixhitale. Me këtë lidhje midis Tiranës dhe Dibrës përfytyroni se sa më shpejt dhe sa më tepër prodhimet e Dibrës do të mbërrijnë në Tiranë dhe sa shumë të tjetër do të nxiten për të prodhuar.Nuk është program elektoral por plan me laps dhe letyër, brenda mandatit të tretë do të çojmë eksportet bujqësore mbi 1 miliard euro, do të kemi 6 mijë hektarë sera, 150 pika grumbullimi, zero taksë për 5 vitet e para për Agro-Industrinë.

Në përfundim, kreu i PS-së u bëri të qartë dibranëve dhe të gjithë qytetarëve se fati i vendit është në dorën e tyre në 25 prill.

Rama: Në 25 prill është në dorën tuaj, mandati i tretë nuk është për mua, është për të gjithë fëmijët e këtij vendi. Çfarë vote do ti japin shqiptarët në 25 prill fëmijëve, për të dhënë një dhe marrë dy? Nuk ka ndodhur kurrë të japësh një dhe të marrësh dy duke ndenjur në kafe, nuk ka ndodhur kurrë të ngjitesh në majë duke fjetur gjumë.Luli është një artist, vetëm një artist mud ti bëjë edhe atë që del dhe thotë do ta marrim pushtetin me dhunë, do gjuajmë me molotov, Edi Rama do të dorëzohet, do shkatërrojmë zgjedhjet, do kapim kutitë, nuk do të lëmë të votohet, do të bëjmë namin. Dhe vetëm një artist kthehet dhe thotë unë nuk kam asgjë, jam këtu për ju, ju shoh në sy, po ju thashë që e mbaj fjalën e mbaj. Do tu heq të gjitha taksat, do tu jap lekë. E keni dëgjuar kur thotë kaq mijë euro atyre që martohen, ju vetëm martohuni se për lekët keni Lulin.

EMISIONET