Rruga drejt 25 prillit, Kryemadhi: LSI synon votat e çdo shqiptari që kërkon ndryshim!

Rruga drejt 25 prillit, Kryemadhi: LSI synon votat e çdo shqiptari

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në “Tempora” ka thënë se Lëvizja Socialiste për Integrim synon votat e të gjithë shqiptarëve që kërkojnë ndryshim, votat e të rinjve dhe të rejave.

Kryemadhi ka vijuar më tej duke thënë se vendi ynë ka vetëm disa oligarkë, që nuk i lënë të rinjtë të provojnë veten.

Kryemadhi: LSI synon votat e çdo shqiptari që kërkon ndryshim, votat e çdo shqiptari që kërkon të t’i kthehen fëmijët që i kanë në emigracion,  votën e çdo të riu dhe të reje që synon të ardhmen e tij në Shqipëri dhe të paguhet si një bashkëmoshatar i tij në Europë, votën e çdo gjimnazisti dhe studenti që kërkon programet “Mëso dhe fito” që vetëm ne nuk i kemi, sepse këtu ka vetëm pesë oligarkë. Nuk mund të shkosh të provosh veten tënde. Janë grabitësit kryesorë të taksave. Mjafton vetëm të rishikosh TVSH, kush përfiton nga rimbursimi i TVSH dhe kush paguan. Unë nuk di asnjë qytetar që e blen shishen e ujit dhe ti rimbursohet TVSH-ja. Unë shikoj vetëm oligarkë që grabisin në një vit, që ia nxorri Prokuroria 123 milionë euro të grabitura.

-Jeni e gatshme ti përballni?

Unë jam përballur me to dhe jam një ndër politikanët e rallë që iu kam përmendur emra. Harxhojnë shumë para kundër LSI dhe njerëzve të saj. Disa për t’i intimiduar, disa për t’i korruptuar, disa për t’i dëmtuar. Baza e LSI nuk i konsideron fare, sepse punon me shpatullat e veta, nuk punon në administratë. Oligarkët paguajnë dreka dhe darka me joshje ambasadorët dhe trupë diplomatikë, por këtu votojnë shqiptarët dhe jo ambasadorët, as oligarkës, as ministret.

Vendi Lajme monika kryemadhi Aktualitet zgjedhjet e 25 prillit votat e LSI

EMISIONET