Rroca për Ora News: Kam telefonata nga superliga turke

Rroca për Ora News: Kam telefonata nga superliga turke

Eduart Rroca ka qenë i ftuar në emisionin “Sport Magazine”, për të biseduar me gazetarin Drilon Xhepollari mbi paraqitjet që janë zhvilluar deri tani te Istanbulspori.

Së bashku me Kristal Abazajn i kanë shtuar cilësitë ekipit që tanimë kërkon ngjitjen në elitën e futbollit turk.

Dy “bingot” e bëra me këta lojtarë, do ta kthejnë Istanbulsporin si Lokomotiva e Zagrebit në të ardhmen sa i përket përfshirjes së futbollistëve shqiptar. Një tjetër do të zyrtarizohet brenda pak kohësh, ndërsa Rroca kërkoi që të zbulonte transferimin direkt në emision.

Në fakt Instabulspori ka marrë një tjetër lojtar shqiptar. Nuk mund ta zbuloj emrin e tij për momentin, le të ngeli surprizë kjo pasi do të dali vetë”, ka thënë fillimisht ish-lojtari i Kukësit.

E teksa emisioni erdhi drejt fundit, Rroca nga lidhja “Skype” bisedoi me lojtarin shqiptar të afruar së fundmi te Instabulspor që gjendej në të njëjtën dhomë me të: “Prit pak(drejtuar gazetarit). Hë do të prezantohesh apo jo? (drejtuar futbollistit) Nuk do që të prezantohet, por do të zyrtarizohet shpejt tani”, ka thënë Rroca.

Sport Lajme Ora News Futboll drilon xhepollari istanbulspor eduard rroca

EMISIONET