Rrjedh sekreti hetimor për atentatin ndaj Preng Gjinit, ndëshkohen 20 agjentë

Rrjedh sekreti hetimor për atentatin ndaj Preng Gjinit, ndëshkohen 20

Kur kanë kaluar një muaj nga shpërthimi i një automjetit në rrugën "Vasil Shanto" në kryeqytet ku mbeti i plagosur Preng Gjini, policia dhe prokuroria nuk kanë ende një emër personi të dyshuar.

Fillimisht dyshimet u hodhën për  të afërmit e Kastriot Reçit,  i vrarë pak muaj e parë ne Rreshën, por alibia e të dyshuarve nga të afërmit e tij për ditën e ngjarjes, kjo e faktuar me dëshmitarë dhe me dokumentacion,  ka bërë që  grupi hetimor të kërkojë prova të reja për autorët e shpërthimit.

Kqyrja e kamerave të sigurisë të në zonën ku ndodhi ngjarja  në urën pranë ish-stacionit të fundit të Tiranës së Re, përveçse kanë fiksuar shpërthimin, kanë kapur edhe veprimet e dyshimta të një personi, i cili ishte larguar me shpejtësi nga vendgjarja dhe që mbante një çantë shpine.

Po ky informacion i rrjedhë në media jo vetëm nuk ka identifikuar personin që largohet me shpejtesi deri tani, por ka  sjellë edhe ndëshkim për efektivet e grupit hetimor, të cilët janë proceduar me vërejtje për nxjerrje sekreti.

Personi në fjalë, i cili për momentin duket se është kyç për hetimet, është fiksuar edhe nga kamera të tjera të zonës duke qëndruar në afërsi të vendit të ngjarjes para shpërthimit.

Ndërkohë 51-vjeçari, Preng Gjini, i cili mbeti i plagosur,është dërguar për kurim në Turqi por para largimit ai mohoi që të ketë patur konfikte që mund të kenë çuar në ngjarjen e rëndë.   

Vendi Lajme Kronike tirane preng gjini atentati

EMISIONET