Rritje të numrit të infeksioneve me Covid-19, Mali i Zi mbyllet për herë të dytë

Rritje të numrit të infeksioneve me Covid-19, Mali i Zi mbyllet

Ditët e fundit Mali i Zi është përballur me një rritje të konsiderueshme të rasteve të reja me Covid-19.

Sakaq autoritetet kanë marrë vendimin për të rikthyer një mbyllje të pjesshme të vendit, duke ndaluar lëvizjen gjatë fundjavës.

Ndalimi i automjeteve do të fuqizohet nga ora 19:00 e të shtunës deri në orën 05:00 të ditës së hënë.

Raporti i viktimave në 100 mijë banorë e renditi Malin e Zi disa ditë më parë si vendin e dytë me më shumë raste të reja në Europë.

Në 24 orët e fundit janë raportuar 520 raste të reja dhe 5 vdekje nga 1510 teste të kryera.

Që prej fillimit të pandemisë Mali i Zi ka regjistruar 474 viktima.

EMISIONET