Rritje drastike e rasteve të reja me Koronavirus në Greqi.

Sipas autoriteteve helene, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 865 raste, ndërsa viktimat janë 6.

331 raste janë në Atikë dhe 181 në Selanik, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve  që nga fillimi i pandemisë arrin në 27334 , nga të cilat 55.6% janë burra. Ndërsa numri total i viktimave shkon në 534.

Sa i përket gjendjes në spitale, 86 qytetarë po trajtohen me intubim, ndërsa mosha e tyre mesatare është 66 vjeç.