Rritje dramatike e rasteve në Greqi/ 667 të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit

Rritje dramatike e rasteve në Greqi/ 667 të infektuar me Covid-19

Greqia regjistron një numër prej 667 infektimesh të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit, nga të cilat 250 u zbuluan në Athinë dhe 125 në Selanik. 

Sa i përket viktimave, shteti fqinj numëron 8 të vdekur në 24 orët e fundit duke e çuar në 528 numrin e përgjithshëm të tyre qëë nga nisja e pandemisë, raporton Ora News.

Sa i përket situatës në spitale, 87 pacientë janë në intubim, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit 260 të tjerë janë shëruar.

Sipas autoriteteve helene, viktima e fundit kanë një moshë mesatare 79 vjeç dhe 96.2% e tyre kishin një sëmundje bashkëshoqëruese.

Nga nisja e pandemisë Greqia numëron 26,469 të infektuar.

/a.r, OraNews

Rajoni Lajme viktima Greqi koronavirus Lajmi i fundit infektime

EMISIONET