Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj po shqyrton marrjen e disa vendimeve parandaluese pas rritjes së shifrave të të prekurve si pasojë e koronavirusit.

Masa e parë që do të merret, sipas mediave është ndryshimi i orarit të punës të pjesës më të madhe të bizneseve. Orari do të ndryshojë nga ora 21:00 që ishte deri më sot, në orën 18:00 e deri ne 05:00 të mëngjesit.

Ky vendim i ri ndalon veprimtarinë e subjekteve afariste, bizneseve, përveç furrave, barnatoreve dhe marketeve të vogla.

Vendimi do të vlejë për këtë fundjavë për komunat që janë në zonën e kuqe që kanë numrin më të lartë të të prekurve me Covid-19.

Pritet që të hënën të shqyrtohen masa shtesë në varësi të situatës pandemike në vend.