Mbrëmjen e sotme në emisionin Ekopolitikë në RTV Ora me Besart Kadia është diskutuar për rritjen e pagave dhe premtimin e qeverisë për ta bërë pagën minimale 30 mijë lek në muaj.

Në studio kanë qenë të ftuar Gjergji Gjika, Mateo Spaho, Majlind Lazimi dhe Kastriot Sulka.

Gjergji Gjika:  E para që duhet thënë është që duket anormale që të merret një vendim për një grup interesi , pra për biznesin nga ata që nuk do ti paguajnë këto lekë.

Pra u mor vendimi për ne që do ti paguajmë këto lekë, është edhe fyese. Për shembull të marr vendim unë që ti do ta paguash kafen 80 lekë dhe pastaj të vijë dhe të them që do ta paguash 90 lek.

Ne jemi taksa pagues, paguajmë edhe këtë zotërinë që të marrë këto vendime. Duhet të paraprihet kjo me një studim, sepse pyetja ime është pse 30 dhe jo 31 mijë lek për shembull.

Kështu që, pse?