Rritja e pagave, mësuesit në protestë: Qeveria është tallur me ne

Rritja e pagave, mësuesit në protestë: Qeveria është

Sindikatave e arsimtarëve ka kundërshtuar formën e ndjekur për rritjen e pagave për mësuesit. Për mediat ata shprehen se iu premtua një rritje prej 15% por në fakt ndryshimi është minimal, madje dhe më i ulët se indeksi i çmimeve.

"Nuk është rritur paga 15% saç thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave, por paga e mësuesve është rritur pak më tepër se 9%. Realiteti është që rritja e pagave nuk ka mbuluar dot as indeksimin e inflacionit," tha një mësues.

Nuk munguan as akuzat se premtimet për shtesat në rroga bëhen në kohë fushate.

"Gjatë dy mandateve të kësaj qeverie pagat e mësuesve janë rritur vetëm tre herë, dhe për të treja herët është më tepër një tallje me mësuesit pasi pagat janë rritur gjithmonë në fillim të fushatave zgjedhore."

Në kundërshtim të tyre kryeministri Edi Rama deklaron se rritja e pagave realizohet vetëm në bazë të kontributeve.

"Rritja e pagës është bërë sipas funksioneve, kjo është llogaria që duhet bërë. Ka qenë shumë e qartë që në krye të erës edhe në shpjegimin që kemi bërë ne, pra nuk është 7x7=42 e kam fjalën," tha Rama.

Në premtimet e qeverisë mjekët dhe mësuesit do të ishin prioritet në rritjen e pagave .

Vendi Lajme Qeveria proteste rama mesuesit

EMISIONET