Rriten të infektuarit e viktimat nga Covid në Itali

Rriten të infektuarit e viktimat nga Covid në Itali

Në 24 orët e fundit Italia ka regjistruar një rritje të numrit të personave të infektuar nga koronavirusi si dhe të viktimave nga pandemia.

Janë shënuar 1585 të infektuar e 13 viktima më shumë se një ditë më parë. Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur deri më sot më 35 659 ndërsa të infektuarit në 293 025.

Në rritje është shënuar sot dhe numri i personave që po kurohen në regjim spitalor janë 63 më shumë se një ditë më parë duke e çuar nurmin e tyre më 2348.

Në rritje dhe numri i pacientëve që kërkojnë kurim në repartet e terapisë intesive duke. Në 24 orët e fundit janë shtruar në këto reparte 5 pacientë të rinj duke e çuar numrin e tyre në 212.

Po rritje ka shënuar dhe numri i pacientëve aktivë me koronavirus e janë mometnalisht 41 413.

Gjithashtu në 24 orët e fundit autoritetet italiane kanë kryer rreth 101 773 tampone e gati 1000 më shumë se një ditë më parë.

Ndërkohë në Itali mbetet i ndezur debati mes ekspertëve të shëndetësisë që kërkojnë të reduktojnë ditët e karantimint të detyrueshëm nga 14 në 10 ditë.

Rajonet me numrin më të lartë të të infektuarve në 24 orët e fundit në Itali janë Lombardia me 281 raste, Campania 185, e Lazio 181.

Bota Lajme Europa koronavirusi ne itali

EMISIONET