Koreja e Jugut pas rritjes së numrit të të infektuarëve me covid-19 ka dhënë urdhërin për mbylljen e të gjitha shkollave dhe kopshteve në zonën më të madhe të Seulit.

Rreth 200 persona të stafit dhe studentë janë infektuar gjatë dy javëve të fundit.

Sipas Ministres së Arsimit mësimi do të vazhdojë online deri në datën 11 shtator, me pas ata do të rishikojnë situatën për të marrë një vendim tjetër.

Autoritetet shëndetësore kanë paralajmëruar se vendi është në prag të një shpërthimi në mbarë vendin.

Deri tani janë raportuar 310 vdekje dhe 17.945 raste infektimesh që prej fillimit të pandemisë.

Qeveria ka dhënë urdhër të prere vendosjen e maskave në vende publike të mbyllura ose jashtë. Kishat, klubet e natës, baret dhe karaoke gjithashtu mbetet të mbyllura.

Nëse rastet vazhdojnë të rriten qeveria ka paralajmëruar se rregulla më të ashpra do vendosen në zbatim.