Greqia ka regjistruar 268 raste të reja infektimesh me COVID-19 në 24 orët e fundit.

Kjo shënon një rritje krahasuar me një ditë më parë, por përsëri shumica e rasteve vijnë nga kryeqyteti, Athina.

Plot 197 raste ishin vetëm në rajonin e Atikës, teksa Janina si qytet i dytë me më shumë të infektuar kishte 12.

Selaniku shënoi rekord pozitiv me 4 raste të reja.

Ndërkohë pavarësisht masave lokale të marra për Athinën, nuk po jepen rezultatet e pritshme, por qeveria s’ka përjashtuar mundësinë e një ”Lock-Down” të dytë vetëm për kryeqytetin.

Ndërkohë sot pati gjithashtu dhe 4 viktima në Greqi nga COVID-19.

Nga nisja e pandemisë, Greqia numëron 17,707 persona të infektuar dhe 383 viktima.