Shumë banorë në Hollandë, për herë të parë, do të këshillohen të mbajnë një maskë teksa futen në dyqan.

Vendi është duke marrë masa të reja për të kontrolluar valën e dytë e koronavirusit.

Krahasuar me fqinjët e saj, Hollanda kryesisht kishte shmangur kufizimet e rrepta deri më tani.

Këtë javë gati 3,000 infeksione çdo ditë janë duke u regjistruar në vendin me 17 milion njerëz.

Masat e reja do të fillojnë të martën dhe do të zgjasin të paktën tre javë.

Në një konferencë për shtyp në televizion, Kryeministri Hollandez Mark Rutte shpjegoi se situata në tre qytetet më të mëdha të vendit ,Amsterdam, Roterdam dhe Hagë  ishte bërë “serioze” dhe kërkonte veprime urgjente.

Nga e marta njerëzit duhet të shmangin udhëtimet jourgjente  midis tre qyteteve.

Restorantet dhe baret do të kërkohet të mbyllen në orën 22:00 një lëvizje që i bën jehonë vendeve të tjera evropiane duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Spanjën dhe Francën të cilat kanë prezantuar këtë masë kohë më parë.

Njerëzit do të këshillohen të punojnë nga shtëpia dhe tubimet shoqërore nuk duhet të kalojnë tre persona dhe tifozët nuk do të lejohen më të marrin pjesë në ngjarje sportive.

Vendosja e maskave ishte tashmë e detyrueshme në transportin publik, por qeveria holandeze deri më tani kishte shmangur sugjerimin që klientët të mbanin një të tillë  brenda dyqaneve.