Vijon të rriten shifrat e të infektuarve në Itali.

Gjatë 24 orëve të fundit, shteti përtej Adriatikut regjistron 21.273 raste të reja dhe 128 viktima.

Sipas autoriteteve italiane, në 24 orët e fundit janë kryer 161.880, më pak se një ditë më parë, ndërsa 1208 pacientë ndodhen në terapi intensive.

Rajonet më të goditura janë Lombardia me mbi 5 mijë raste ditore, ndërsa pas saj vjen Piemonte me 2287.

Me shifrat e sotme, numri i përgjithshëm i infektimeve në Itali shkon në 525,782, ndërsa ai i viktimave në 37,338.

Buletini për të gjitha rajonet: