Rriten infektimet në Greqi/ 59 viktima nga Covid në 24 orët e fundit

Rriten infektimet në Greqi/ 59 viktima nga Covid në 24 orët e

Vijonë të rriten shifrat e Covid-19 në Greqi.

Gjatë 24 orëve të fundit, në shtetin fqinj janë regjistruar 2,198 raste me Covid-19, ndërsa 59 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, përcjell Ora News.

Një ditë më parë, Greqia regjistronte 1698 infektime të reja dhe 71 viktima.

Sa i përket situatës në spitale, 400 qytetarë grekë janë aktualisht në intubim.

Me shtimin e shifrave të sotme, prej fillimit të pandemisë Greqia regjistron 1,165 viktima dhe 76,403 të infektuar.

Kujtojmë se, në Greqi kopshtet dhe shkollat janë të mbyllura, ndërsa shumë spitale apelojnë për ezaurim të shtretërve.

Rajoni Lajme Greqi Lajmi i fundit Greqi koronavirusi ne greqi

EMISIONET