Rrihen me njëri-tjetrin, policia arreston dy vëllezërit në Fier. Ja shkaku

Rrihen me njëri-tjetrin, policia arreston dy vëllezërit në

Policia e Fierit ka arrestuar dy vëllezër në Fier, të cilët për motive pronësie kanë goditur me sende të forta njëri-tjetrin.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit J. H., 59 vjeç dhe S. H., 61 vjeç, (vëllezër), banues në Peshtan Bregas, Fier, pasi për motive pronësie kanë goditur njëri tjetrin me sende të forta", njofton Policia/

Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e vëllezërve, ndërsa uniformat blu të Fierit njoftojnë se materialet i kanë kaluar Prokurorisë.

EMISIONET