Mbrëmjen e djeshme në lindje të Londrës  një pemë është rrëzuar duke kapur poshtë tre këmbësorë.

Shërbimi i Ambulancës dërgoi dy ekuipazhenë  në vendngjarje  dhe më pas tre këmbësorët janë dërguar drejt spitalit pasi gjendja e tyre ishte e rënduar.

Një dëshmitar në vëndgjarje, Harjit Gill tregon për mediat se kishte parë dikë në trotuar nën pemën e rrëzuar me një fashë në kokë.

“Skena ishte e tmerrshme dhe gjendja serioze pasi policia bllokoi rrugën dhe u mor me pastrimin e vendit të ngjarjes”, shton Z.Gill.

Një tjetër banor vendas tha që njerzit në trotuar gjendeshin të bllokuar nga pema, por kjo është mohuar nga organet policore duke i thënë se askush nuk ishte bllokuar.

Vetëm pak kohë pas aksidentit rruga është rihapur dhe pema është hequr nga trotuari.