Mazhoranca rrëzoi dekretin e Presidentit për kthimin e ligjit të gjendjes civile, duke i cilësuar argumentet si konspiracion dhe lojë politike. Ky qëndrim solli përplasje në Komisionin e Ligjeve, ku përfaqësuesi i Presidentit tha se falja e gjobës për ndryshimin e vendbanimit është bërë për qëllime elektorale.

Kthimi në Kuvend i ligjit për gjendjen civile, përmes së cilës falen gjobat për vonesën në  ndryshimin e vendbanimit ka sjellë përplasje mes presidencës dhe mazhorancës.

Këshilltari ligjor i Kreut të Shtetit, Bledar Dervishaj, ka shprehur mendimin se votimi i draftit 5 muaj para zgjedhjeve të 25 prillit do të ketë ndikim politik. Ndaj përmes dekretit është kërkuar rishikimi.

Bledar Dervishaj: “Presidenti ka vlerësuar se ndërhyrja papritur nuk është në momentin e përshtatësh dhe do të ketë pasoja politike

Këtë qëndrim relatorja e çështjes, Vasilika Hysi, e ka konsideruar si mendim politik të Kreut të Shtetit.

Vasilika Hysi: “A mundet presidenti të japë vlerësime politike për pasojat që mund të ketë ky ligj?”

Ndërsa për kryetarin e Komisionit këto janë teori konspirative.

Ulsi Manja: Çdo ligji që miratohet në parlament dhe sa herë ka kthim vishet me teori konspirative.

Dervishaj ka kërkuar të ndërhyjë në diskutim, por duke hasur në kundërshtime.

Me shumicë deputetët votuan kundër dekretit.

Ulsi Manja:14 kunder rrezohet dekreti i presidentit

Madje edhe në fund të diskutimit, Dervishaj nuk u lejua të japë qëndrimin e tij.

“Unë të falenderoj që bëni kufizim të fjalëve të presidentit” u shpreh Dervishaj.

Shikoni videon.