Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se operacioni për stabilizimin e masës së syrit të policit që u dëmtua me lëndë plasëse në protestë, ka përfunduar me sukses.

Rama ka falenderuar mjekët turq për kujdesin e treguar ndaj efektivit.

“Jam falenderues për mjekët që kanë trajtuar një efektiv policie që pati një plagosje gjatë një proteste, që rrezikoi të humbte masën e syrit dhe pas operacionit të parë për mbrojtjen e masës së syrit dhe stabilizimin, ne kërkuam që të shkonte në Turqi për një ndërhyrje të specializuar.  Një transplant të kornesë së syrit, për të cilin kemi marrë lajmin se ka dalë me sukses dhe për këtë I takon një falenderim i veçantë i të gjithë atyre që e realizuan”, ka thënë Rama.

Efektivi i Policisë së Shtetit u plagos në protestat për vrasjen e Klodianit. Mjekja e cila mori realizoi operacionin tha se efektivit i duhet një transplant i kornesë.