Pikërisht ky vendim i qeverisë shqiptare i vitit 2017, i hapi rrugë orekseve të ndërtuesve të cilët iu turrën qëndrës së Tiranës për të ndërtuar kulla shumëkatëshe.

Oreks, që gjeti bekimin e pa kufi të kryetarit të bashkisë Erion Veliaj.

Kulla e Sahatit duket se do të jetë kurbani i rradhës i veprimeve të pakontrolluara të drejtuesve vendorë. Në vitin 2016 kryebashkiaku premtoi ta kthente në një atraksion kryesor për turistët që vizitonin Tiranën.

”Sahati në fillim fare nuk u krijua nga shteti, u krijua nga donatirë nga bamirës. Nga Haxhi Ethem Beu dhe pastaj të tjerë bamirës që gjithmonë kanë dhuruar.”

Por dy vite më pas ngjitur me kullën e Sahatit po hedh shtat qiellgërvishtësi i rradhës. Madje me bekimin e Veliajt, objekti i ri ka rrethuar në dy anë ndërtesën dy shekullore.

Madje duket se në themelet që po hedhin rrënjë, dy faqet janë përforcuar për të mos lejuar efekte që do të sillnin dëme të pariparueshme.

E duhet thënë që ngjitur me të është dhe xhamia e Ethem Beut, një tjetër monument kulture i kategorisë së parë. Megjithatë Ora News do të ndjekë më tej për të parë se sa janë respektuar ligjet edhe në këtë rast.