Pse njerëzit pozitivë rreth nesh na bëjnë mirë për shëndetin fizik e mendor?

Pse njerëzit pozitivë rreth nesh na bëjnë mirë për

“Shëndeti është ngjitës”. Kështu mendon doktoresha Christiane Northup, e cila beson fuqishëm në nevojën e ndërhyrjes shpirtërore gjatë proçesit të shërimit.

Duke folur në emisionin “Super Soul Day” të Oprah Winfrey, ajo shpjegoi teorinë e saj të pozitivitetit.

Në veçanti, ekspertja tha se të rrethohesh nga njerëz që përcjellin energji pozitive, që janë të lumtur dhe që kanë stile të shëndetshme jetese, sjell në mënyrë të  pashmangshme “infektimin” dhe futjen në të njëjtën rrugë.

Përkundrazi, ata që janë të pakënaqur nga jeta, na zbehin energjitë edhe na ulin poshtë moralisht.

Një aksiomë që në dukje është e saktë. “Këkrimet kanë demonstruar se një mbushje e mirë me energji ndihmon edhe shërimin fizik jo vetëm atë psikologjik,” shpjegon Northup.

“Njerëzit inspirohen të bëjnë zgjedhje të mira, kur shohin të tjerët pranë tyre të bëjnë të njëjtën gjë. Një person që resht së tymosuri duhan, ndikon që të tjerët ta lënë gjithashtu”. Pra edhe shëndeti i mirë është ngjitës, jo vetëm sëmundjet.

EMISIONET