Rreth 50 mijë viktima në total, Italia regjistron mbi 28 mijë raste të reja me Covid në 24 orë

Rreth 50 mijë viktima në total, Italia regjistron mbi 28 mijë

Situata e Covid 19 në Itali vazhdon të prezantohet kritike në 18 rajone ndër 21 që ka vendi edhe pse raporti i fundit javor ka identifikuar një ulje të koeficientit të infektimit në kuotën mesatare kobmëtare RT 1.2.

Por problematikat më të mëdha i shfaq sistemi shëndetësor territorial me fluskin e lartë të pacientëve Covid të shtruar në spitale për kurim e në një numër gjitnjë e në rritje të infektuarve në repartet e terapisë intesive.

Sipas raportit të fundit të publikuar nga Institutit i Shëndetit Publik Italian në vend në cdo 100 mijë banorë ka mbi 732 banorë të infektuar e mbetet një përqindje e lartë në kuotën 17% të rasteve ku nuk është mundur gjurmimi i motivit të infektimit të të sëmurëve.

Në 24 orët e fundit Italia ka regjistruar 562 viktima e 28.337 të infektuar.

Vihet re një ulje e numrit të rasteve pozitive dhe të viktimave por që lidhet pa dyshim me numrin shumë më të ulët të tamponeve të kryer në 24 orët e fundit e janë 188 747, mbi 50 mijë më pak se një ditë më parë.

Dita e sotme ka regjsitruar 13.574 të shëruar më shumë, 216 pacientë më shumë në kurim spitalore e 43 në repartet e terapisë intesive.

Aktualisht janë 805.947 pacientë aktivë të infektuar nga koronavirusi.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 553.098 e janë 20.388.576 tamponë të kryer deri më sot.

EMISIONET