Rreth dyqind arkivole u tërhoqën poshtë nga një rrëshqitje masive dheu.

Një pjesë ngecën në shkëmbinj, ndërsa pjesa tjetër përfunduan në det në Camogli  të Genovas.

Varrezat ishte vendosur në vijën bregdetare të vendpushimit turistik, rreth 50 metra mbi nivelin e detit. 

Rrëshqitja shkatërroi dy kishëzat  së bashku me arkivolet brenda dhe përfunduan në ujë. 

Shembja dyshohet të jetë shkaktuar nga erozioni i shkëmbit poshtë zonës së varrezave, i përkeqësuar me shumë gjasa nga stuhitë e forta që kanë goditur Ligurian vitet e fundit. 

Ekipet e zhytësve nga ekipi i zjarrfikësve, anije nga Rojet Bregdetare dhe vetë zjarrfikësit, si dhe një helikopter i brigadës së zjarrfikësve shkuan në vendin e ngjarjes.