Rrëfimi i naftëtares greviste që duhet ta dëgjojë Rama: Një jetë në naftë e s'kam bukën e gojës, pronari vjen me triko leshi e ikën bos

Rrëfimi i naftëtares greviste që duhet ta dëgjojë Rama:

Sot vijon dita e dytë e grevës së grave naftëtare të Ballshit, ndërkohë që kanë filluar edhe problemet e para të shëndetit.

Naftëtarët e Ballshit kanë hyrë sot në ditën e 19 të grevës së urisë. Burrat janë zëvendësuar me bashkëshortet e tyre të cilat shprehen të vendosura të vijojnë rezistencën, si e vetmja mënyrë për të tërhequr vëmendjen kryeministrit Edi Rama për gjetjen e një zgjidhjeje për të gjithë naftëtarët e Ballshit.

Njëra prej grevisteve tregon se ka lënë gjithçka , ka punuar një jetë në naftë por nuk ka asnjë lekë në banesë ndërsa ata që vijnë ta drejtojnë ‘vijnë me triko leshi” dhe ikin bosa”

Që i ri djali i saj u detyrua të shkojë nëpër rrugët e botës për bukën e gojës ndërsa fëmijët e politikanëve shkojnë për turizëm apo studime.

 “Shteti thotë se është cështje me privatin por licencën shteti ia dha. Kur vjen pronari vijnë me triko leshi dhe ikin bosa. Ndërsa ne 34 vite në uzinë. Fëmijët tanë kanë emigruar që 20 vjeç ndërsa fëmijët e tyre jetojnë në luks.

Rama e Balla thotë se na ka ndihmuar me 40 mijë lekëshin? 400 mijë lekëshi që na kanë  dhënë ata këtu e një vit më parë që jemi pa punë është të tallesh me punëtorët e Ballshit.

Ata tallen me punëtorët e Ballshit. Kam punuar 35 vite, teknologe gjithë jetën. Djali më mbushi 20 vjeç në vendet e botës. Po më dhemb zemra dy vite pa e takuar djalin e vetëm. Punova 35 vite dhe nuk kam asnjë të ardhme. Shtatë kompani që janë ndërruar vijnë me trike leshi e ikin bosa, ndërsa punëtorët vdesin në punë, jashtë në dëborë e në shi e mbesim mes katër rrugëve.

Është turp që në shtëpi të mos kesh asnjë 10 mijë lekësh. As një ndihmë ekonomike asgjë. Ka shkuar të emigrojë për të na mbajtur. Sot jemi të dy pa punë. Shteti na la pa punë.  Djali im 20 vjeç mori rrugët e botës vetëm për bukën e gojës. Prindërit e tij punuan në naftë dhenuk kanë asnjë të ardhme.”

Ne greven e urisë janë 10 gra

Vendi Lajme Lajmi i fundit Aktualitet naftetaret e ballshit Greva e naftetareve

EMISIONET