Rrapi shekullor 'shembet' përtokë në aksin Fier-Vlorë, dëmton katër makina

Një rrap shekullor është rrëzuar përtokë në aksin rrugor Fier-Vlorë, në afërsi të ish-QTU. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të mëngjesit.

Pema ka rënë pranë disa makinave në parkim, duke dëmtuar 4 prej tyre.

 Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz. Policia dhe zjarrfikësja kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zhvendosjen  e pemës dhe lirimin e aksit rrugor.

Vendi Lajme Lajmi i fundit Kronike fier-lushnje rrezohet pema

EMISIONET