E rrahu me lopatë, arrestohet shqiptari që dhunonte barbarisht ish-gruan

E rrahu me lopatë,  arrestohet shqiptari që dhunonte barbarisht

Një 43-vjeçar me origjinë shqiptare ka përfunduar në arrest shtëpie, për shkak të dhunës së ushtruar ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Konfliktet mes tyre kishin 10 vite që ishin prezente dhe vazhdimisht 43-vjeçari ushtronte dhunë fizike ndaj gruas, çka çoi edhe në divorcin e çiftit.

Që në vitet e para të martesës së tyre, 43-vjeçari kishte prezantuar anën e tij agresive ndaj gruas.

Shkak për këtë sipas mediave italiane, ishte bërë xhelozi e tepruar e tij.

Në vitin 2017-ë gruaja vendosi që të largohej nga i shoqi dhe me vete mori djalin e tyre të vogël.

Por edhe pas largimit, 43-vjeçari nuk hiqte dorë, e shpesh përndiqte, dhunonte dhe keqtrajtonte ish-të shoqen.

Në vitin 2019-ë gruaja vendosi të ribashkohej me shqiptarin, por abuzimi sistematik vijonte, madje edhe me sende të forta, si lopata.

Kjo është konfirmuar nga shenjat e dhunës që mjekët kanë gjetur në trupin e gruas.

Vendi Lajme itali Kronike dhune ne familje arrestohet shqiptari

EMISIONET